Vasili: Drejtësia ka mbyllur sytë për inceneratorët me urdhër politik! Rikthimi i Metës motivim i jashtëzakonshëm, Kryemadhi u tradhtua

Vasili: Drejtësia ka mbyllur sytë për inceneratorët me urdhër politik! Rikthimi i Metës motivim i jashtëzakonshëm, Kryemadhi u tradhtua

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thotë se skandali i inceneratorëve ka shkuar në një pikë kritike si skandal që merr dimensione të jashtëzakonshme.

Nga studio e MCN Live, Vasili deklaroi se ky moment kritik kontraston dimensionet e skandalit pasi nuk ka shembull në pluralizmin shqiptar një precedent i tillë.

Sipas tij, ngjarja është e niveleve shumë të rënda dhe rëndohet gjithnjë e më shumë teksa tha se ka veprim thuajse inekzistent të drejtësisë.

Përgjegjësit kanë emër, Kryeministri, kryubashkiakë, ministra me radhë, bëhen veprime periferike që të mos shkohet tek koka e problemit. Një zonjë që mblidhtë kanaçe milionerë dhe një punonjës krahu milioner.

Aferë që nuk kontrollohet nga qeveria. Ata që janë koka e problemit, përfituesit, iniciuesit nuk preken. Sepse inciatorët kanë firmat e Edi Ramës, kryebashkiakut Veliaj, ministrat, drejtësia nuk kap dot miliardat.

Jemi përballë demaskimit më të rëndë që mund të ketë pasur qeveria shqiptare. I nderuari Mevlan Shanaj thoshte 'na verifikojnë jemi apo s’jemi gjallë', se është në pensiuon.

Ndërkohë të vdekurit që i duhen rilindjes vazhdojnë të firmosin pas vdekjes dhe të marrin miuliona. 80 mijë euro në ditë, Bashkia Tiranë i paguan për incenereatorët që as djeguin dhe as funksionojnë.

Dyqanet e vogla të lagjeve përballen me kontrolle pafund edhe katër herë në muaj, miliarda janë këtej. Këtu fjalën sot, nesër e pasnesër e ka drejtësia shqiptare. Ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë asgjë nga qeveria, se qeveria është pjesë e kësaj skeme.

Ka mbyllur sytë me urdhër politik, se oktapodi punon për ne. Këta i ke tek uji, tekj rrugët, ky është oktapodi. Denoncoi së fundmi Kryemadhi, një skemë gjigante të një evazionit fiskal, miliarda që nuk shkojnë në lloigaritë e shtetit, plus që faturohet ananas për beton dhe banane për asfalt dhe hekur industrial.

Çdo dokument që na ka rënë në dorë, e kemi trajtuar në dy rrugë, dokumentet do jenë pronë e opinionit publik, dhe i depozitojmë të gjithë në drejtësi.

Kjo është maja e ajsbergut, nëse drejtësia do veprojë se i kanë kapur duart, mund të zbulojë gjëra shumë të rënda. LSI i ka dhënë dokumente të çmuara drejtësisë shqiptare që të thotë ja ku i ke hjajdutët.

I kemi thënë SPAK ja ku i ke me qindra dokumente, ke të gjitha mundësitë ti bësh fije fije defterët e tyre. SPAK duhet të ishte në radhë të parë në zyurën e Edi Ramës, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit e të tjerë me radhë kanë vënë firma qindra miliuonëshe. Gjoja do kishim qindra inceneratorë dhe nuk kemi asnjë prej tyre.

Lidhur me protestën e fundit, deklaroi se mitingu i 7 korrikut tregoi se cilat janë potencialet e opozitës, duke përmendur se përballë fuqisë denoncuese të opozitës mazhoranca është e dorëzuar dhe se reflekton frymën e njerëzve që plaçkiten me çmimet.

E kam quajtur qeveria VPSH, vidh plaçkit shit. Shesin Butrintin dhe kufijtë, plaçkisin çdo interes ndërsa vjedhjet i shihni me sytë tuaj.

Vjedhje, plaçkitje dhe shitje. Por njëherazi përballë ësgtë një opozitë e vërtetë që LSI e ka bërë këtë shërbim, se kauza e inceneratorëve nuk fillon sot, por ka filluar para 25 prillit.

I pyetur se çfarë i sjellë politikës bashkëpunimi mes Sali Berishës dhe Ilir Metës pas largimit nga Presidenca, tha se çdo impuls bashkëpunimi i nivelit të lartë, fuqi vizioni, mesazh dhe dimensioni i mbajtjes së fjalës së dhënë, është ajo që i duhet vendit në një moment kaq të vështirë dhe kaq kritik.

Në vijim shtoi se themeli i axhendës së opozitës është reagimi dhe denoncimi, ku tha se këto dy shina kryesore nuk ndryshojnë dhe do të jenë të pandryshueshme dhe themeli i suksesit.

Sa më shpejt të largohet qeveria, aq më shumë reduktohet dëmi i përditshëm që këta bëjnë. Ajo që do përcaktojë humbësi apo fituesi ka përqindje votash që do ketë një masë të madhe njerëzish që mbështet, çdo shqiptar duhet të binbdet për qeverinë vidh plaçkit dhe shit dhe të gjithë së bashku duhet të protestojmë, protestat shërbejnë për largimin e qeverisë.

Pa denoncuar dhe protestuar, Edi Rama nuk rrëzohet. Këto janë dy elkementër për ta rrëzuar.

Lidhur me zërart se LSI në bazë nuk e do bashkëpunimin me Partinë Demokratike, Vasili tha se këto janë idiotësira të paguara që i ka dëgjuar shpesh.

Këtu bëhet fjalë për një front opozitar ndaj një të keqe të madhe dhe kush nuk e ndihmon frontin, i shërben Edi Ramës. Mbrojtja e vetme është fronti i madh opozitar.

Rikthimi i Ilir Metës është motivim i jashtëzakonshëm, me vizionin që ka dhe qëndrueshmërinë që tregoi si President, si patriot i mirë.

Pesë vite të një përballje thuajse të vetmuar ndaj një qeverisje që ka bërë thuajse gjithçka. Është një moment shumë i rëndësishëm i një hovi të jashtëzakonshëm.

Monika Kryemadhi ka qenë dhe mbetet lidere e sfidave, ka qëlluar në një moment të vështirë, se pati një krah një tradhti shumë të rëndë (Lulzim Basha), prerje në besë që pati posoja të rënda ndaj opozitarizmit.

Shqiptarët janë të bindur se kauzat e tyre nuk shiten. Sot kauza jonë për inceneratorët dhe kauza të tjera mbështeten nga PD.

Të kesh dikë që i nxjerr kauzat dhe i përdor për përfitimin e vetë, kjo është e papranueshme. Një tradhti kaq e madhe brenda opozitës nuk është parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy