
Analisti Mentor Nazarko kritikoi kryetarin e Partisë "Mundësia", Agron Shehaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke theksuar se ai përdor një praktikë të lehtë dhe populiste të denoncimit pa fakte.

Nazarko e konsideron këtë një nga karakteristikat e partive të reja dhe të vjetra, ku përpjekjet për të fituar mbështetje bëhen shpesh përmes sulmeve të përgjithshme dhe akuzave pa baza konkrete.
Kur kam intervistuar Erladin, kam mësuar se vetëm Shehaj e financon partinë e tij, dhe kjo është një gjë pozitive për të, por ajo që nuk shoh është një qasje strategjike.
Ju vuani nga një sëmundje që eshte tipike e partive të vjetra, ose te reja, që është lehtësia në denoncim, dmth ju bëni tip kuisi se kush është më i korruptuar, ky apo ky, Kjo nuk është një qasje serioze, as perëndimore dhe as lindore. Është një lehtësi që përdoret për të manipuluar opinionin publik, por që nuk ka thellësi. Nuk është një denoncim i vërtetë dhe i justifikueshëm.
Kjo mënyrë e funksionimit është populiste dhe nuk ofron ndihmë për popullin, i cili ka nevojë për një alternativë reale dhe një program propozues. Edhe partitë e reja shpesh flasin për dërgimin e njerëzve në burg, por kjo nuk i jep popullit asgjë konkrete. Populli ka nevojë për mundësi të tjera, për një alternativë reale.
Pra, ju përdorni lehtësinë e papërballueshme e denoncimit pa fakte.



