Meksi: Listat, problemi kryesor i primareve. Në sondazhet e PS, Alimehmeti ishte para Veliajt (VIDEO)

Meksi: Listat, problemi kryesor i primareve. Në sondazhet e PS, Alimehmeti ishte para Veliajt (VIDEO)

Avokati Redon Meksi, deklaron se në procesin e primareve të organizuar nga Partia Demokratike për zgjedhjen e kandidatëve që do garojnë në zgjedhjet lokale, listat janë problemi kryesor.

Nga studio e MCN Live, ai tha se është e vështirë të bësh votime të drejtë pa një listë të saktë, pasi nuk dihet se kush ka të drejtë që të votojë.

Sipas tij, problemet u panë ditën e votimit por janë parë dhe më parë, edhe për delegatët dhe për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

Kemi një listë të fryrë, listat janë marrë nga 2019 dhe kanë diku te 110 mijë anëtarë kur shohim që maksimalja e votuar është 44 mijë anëtarë, kjo tregon se janë mbi 60 mijë anëtarë të fryrë.

Kryetari i grup seksionit zgjidhte ose jo të pranonte dikë si simpatizant, nëse e njihte ose jo si simpatizant të PD.

Kam ndjekur Tiranën, se kjo do tregonte fytyrën e primareve dhe jam shumë i zhgënjyer nga vazhdimësia çfarë ndodhi.

Pamë një garë, pavarësisht se zoti Alimehmeti nuk i kishte strukturat, mori 2200 vota dhe shkoi në balotazh. Këlliçi fitoi periferinë, ndërsa qendra u fitua nga Alimehmeti.

Natën e parë pas daljes në balotazh deklariu se do vazhdonte betejën, të nesërmen deklaroi se u tërhoq. Nuk di pse Alimehmeti u tërhoq.

Belind Këlliçi vetë nuk i ka marrë 50 +1% vota. Belindi mund të shkonte në zgjedhjet e balotazhit vetëm, pasi në fund duhet të shohim një rezultat që ka 50% të votave.

Votat ishin kundër establishmentit të PD, që janë në kryesi dhe nuk ndërrohen asnjëherë, apo ata që janë në komision zgjedhor.

Vota ishte kundër tyre dhe krijoi një frymë të re. Tërheqja e doktorit, e prishi këtë frymë.

Meksi tha se në statutin e Partisë Demokratike është e shprehur se të drejtë vote ka anëtari që ka paguar kuotat dhe se ata që janë jashtë vendit mund të hiqen sipas statutit.

Duke vijuar logjikën e tij, ai shtoi se me 120 mijë anëtarë që rezulton të ketë PD, nuk ka pse të dilet në zgjedhje, se duhet të kishte fituar.

Më mirë të kishim 10 mijë anëtarë dhe t’i kishim anëtarë realë. Se anëtari ka një sërë detyrash, jo të dalë një herë në katër vite për të votuar, se ai është simpatizanti.  

Kur ia lë kryetarit të grup seksionit të zgjedhë nëse është simpatizant i PD, atëherë nuk kemi më gri. Në këtë formë si logjikë grinë e ke përjashtuar nga listat.

Dakord që kemi vjedhje vote, mos e thoni publikisht se nuk do vijnë t’iu votojnë. Jeni parti me 120 mijë anëtarë dhe duhet të thoni që do ju mbrojnë.

Po fitoi Partia Socialiste këtë radhë, nuk do ketë më shqiptarë për të votuar radhën tjetër.

Janë 2 milionë e 200 mijë votues realë në Shqipëri, nga këta votojnë 1.7, ngelin 500 mijë votues që nuk votojnë. Ky 500 mijë bën diferencën për opozitën.

PS ka pasur gjithmonë 750 mijë vota minimalisht, nuk i lëvizin që nga 2015. Ty të duhet nga 620 mijë të shtosh dhe 100 mijë të LSI, të duhen dhe 50 mijë vota të tjera pa futur dhe Tom Doshin në llogari.

Në Bashkinë Tiranë ishin 49.8% PS, pa futur Tom Doshin. Janë mbi 4% diferencë, ty të duhet se s’bën grija dhe këtë fashë do e marrësh me kandidatin e mirë, duke i mbushur mendjen qytetarëve dhe duke iu dhënë shpresë.

Opozitarët duhet të organizohen për t’u dhënë shpresë njerëzve dhe për tu mbushur mendjen se do e rrëzojmë këtë qeveri, se ndryshe nuk do ketë më shqiptarë për të votuar në 2025.

Jam i bindur se dhe Berisha dhe Meta kanë qenë të bindur për të nxjerrë Belindin, zoti Meta e ka përmendur dhe më parë Belindin. Ishin të dy që e donin.

Vota e anëtarësisë është ndryshe nga vota e elektoratit. Alimehmeti doli surprizë, se doli i dyti. Unë votoj kryetarin e bashkisë, jo nënkryetarin. Çfarë kompetencash ka nënkryetari i bashkisë?

Nga ana e PS janë lumturuar kur ka fituar Belindi dhe jo Iliri. Kam parë një nga sondazhet e brendshme të PS, që Ilir Alimehmeti ishte para Erion Veliajt.

Këlliçi po u mbushi mendjen qytetarëve, do isha i lumtura ta fitonte edhe pse shihja si mundësinë më të madhe Alimehmetin.

Lali Eri është më i mundshmi për tu mundur. Lali Eri ka një PS nga pas, por nuk e do njeri, nuk ka njeri pikën e simpatisë për të në PS.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy