Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro u ka bërë thirrje grave që të bëjnë nga gjashtë fëmijë për të mirën e kombit.
Përmes një fjalimi televiziv, që synonte të promovonte planin kombëtar për shëndetin e grave, Maduro i ka udhëzuar gratë “lindni, lindni”.
“Ju bekoftë Zoti, shpresoj që do të keni gjashtë vajza dhe djem”, u ka thënë Maduro grave që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje. “Secila grua duhet të ketë gjashtë fëmijë për të mirën e shtetit”, ka thënë ai në njërën nga ngjarjet që organizohen në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Kjo thirrje e Maduros vjen në kohën kur Venezuela është në mes të një krize të rëndë ekonomike, ndërsa mungesat në ushqime dhe ilaçe, së bashku me problemet e kequshqyerjes së fëmijëve, po bëhen gjithnjë e më serioze.
Pas kësaj deklarate, protesta e opozitës ishte gati, e udhëhequr nga Juan Guaido, të cilin rreth pesëdhjet shtete e njohin si liderin legjitim të Venezuelës.
Ndërsa, deputetja Manuela Bolivar tha se në Venezuelë spitalet nuk funksionojnë, vaksinat mungojnë dhe gratë s’mund të ushqejnë me gji foshnjat e tyre, pasi mungojnë ushqimet dhe s’mund të blejnë dot pluhur qumshti pasi është i shtrenjtë.
Maduro, lider i krahut të majtë të këtij shteti, që gëzon mbështetjen e ushtrisë së Venezuelës, vazhdon të jetë në pushtet./TPI/TVT.al/



