Mbretëresha e popit, Madona, u angazhua fuqishëm në krah të kandidates Hilari Klinton gjatë fushatës që u parapriu zgjedhjeve presidenciale të së martës në SHBA.
Madje, ajo do të mbahet mend gjatë për premtimin skandaloz dhënë votuesve nëse do t’I jepnin votën Klintonit. Pas fitores së rivalit Donald Tramp, në rrjetet sociale këngëtarja shfaqet e trishtuar.
“Duke u lutur mbrëmë. Por nuk bëri punë. Mbase do të bëjë më vonë”, shkruan ajo krah një fotoje.



