
Rreth 700 studentë universitetit në territoret e pushtuara të Donbasit janë detyruar nga forcat ruse të dhurojnë gjakun e tyre për të trajtuar ushtarët rusë të plagosur.
Ky denoncim është bërë nga komisionerja për të drejtat e njeriut në parlamentin ukrainas, Lyudmyla Denisova në rrjetin social Facebook.
Ky lloj veprimi shkel Protokollin e Gjenevës.
Denisova i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të hetojnë një rast tjetër të shkeljes së të drejtave të njeriut.



