Petrit Vasili jep dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së.
Vendimi për largimin nga kreu i partisë vjen pak më shumë se një muaj pasi Vasili e kishte marrë këtë detyrë.
Dorëheqja nga drejtimi i LSI-së duket se ka si shkak humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit.
LSI ka njoftuar një dalje të Vasilit për mediat në orën 14:00.
Vasili e mori drejtimin e LSI-së më 3 maj të këtij viti, pasi kreu i partisë, Ilir Meta, u zgjodh president.
Vasili mund të jetë ndër drejtuesit më jetëshkurtër në krye të një partie, pasi e ka ushtruar këtë funksion vetëm për 56 ditë.



