
Pjesëtarë të komuniteti rom dhe egjyptian, kanë protestuar para TVSH, me faktin se në njërën nga emisionet e tyre është përdorur gjuhë denigruese ndaj tyre,
Robert Gajda, komisionari për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në një komunikim për MCN live, u shpreh se këto dy komunitete janë më të diskriminuara në shoqëri, aë më shumë që kjo gjuhë ndodh në tv tona, të cilat do duhej të kishte rol primar në edukimin e shoqërisë.
Komuniteti rom dhe egjyptian, janë ndër komunitetet më të diskredituara si në aspektin shoqëror ashtu edhe në atë të organeve publike, sepse ata janë diskriminues kundrejt tyre.
Kemi vënë re që gjuha e urrejtjes ka kundrejt saj edhe një manifestim të paragjykimeve, të cilat rezultojnë që më pas këta të diskriminohen.
Edhe në parlament është vërejtur një gjuhë e urrejtjes për këta perona, edhe nga struktura tjera, edhe nga artist, që na kanë rezultuar në mënyrën e të shprehurit, përdorin shprehje të cilat krijojnë shqetësim të komuniteti dhe përforcojnë më tej këtë diskriminim në shoqëri.
Për komisionarin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, media ka rol primar në edukimin e shoqërisë, dhe ajo nuk duhet te jetë ndër të parët në këtë lloj forme diskriminimi.
Sipas tij duhen të aplikohen masa të menjëhershme pas përdorimit të gjuhës së urrejtjes.
Media ka rol te shumëfishtë në lidhje me diskriminim, ajo është aleati kryesor dhe një nga përçuesit e shumë aspekteve në shoqëri.
Media poashtu është një nga elementet ku përdoret kjo gjuhë e urrejtjes, në disa programacione, ajo duhet të edukoj por duhet edhe të jetë ajo që duhet të adresoj në emisione të ndryshme, duhet të merren masa të menjëhershme kur ndodh përdorimi i kësaj gjuhe, në mënyrë efektive që të bëhet në mënyrë të menjëhershme.
Ne këtë rast e bën akoma më të rendë fakti që ka ndodhur në një tv publik, i cili do duhet të ishte model për respektimin e pakicave.
Patjetër që mund të parandalohet gjuha e urrejtjes në mënyrë efektiv, ua kemi kërkuar mediave. Kjo jo vetëm që mund të shkaktoj sjellje të degjeneruara por edhe sjelljet e urrejtjes kontribuojnë në sjelljen e qytetarëve të cilët duke i parë këto grupe të përçmuara, mund të ushtrojnë sjellje të dhunshme ndaj tyre.
Për Gajdën, janë disa mekanizma që trajtohen si ndëshkim për përdoruesit e gjuhës në urrejtjes në media.
Ne kemi mekanizma p.sh. institucioni i Komisionarit për Mbrojtjen nga Diskriminim i cili trajton një çështje dhe pasi del me vendim që është përdorur një gjuhë e urrejtjes, atëherë institucioni vendos gjobë.
Fillimisht nis me një ndjesë publike, sepse në këtë rast ajo mund të ndreq një situatë të caktuar dhe gjoba nuk instrumenti për të adresuar një fenomen.
Neve na intereson që subjekti të kërkoj ndjesë që të kuptoj gjënë q ka prekur, dhe të jetë më i vetëdijshëm në përdorimin e gjuhës së drejtë. Kur shohim se ndjesa rezulton të jetë e vështirë, sepse si njerëz e kemi të vështirë të kërkojmë ndjesë, dhe në momentin që kjo nuk ndodh, atëherë aplikohet instrumenti i gjobës, që mund të jetë ndaj TV ose personit që e ushtruar atë.



