Babai përdhunoi vajzën e mitur, nëna: Iku nga shtëpia, abuzimi kishte filluar që 5 vjeç (VIDEO)

Babai përdhunoi vajzën e mitur, nëna: Iku nga shtëpia, abuzimi kishte filluar që 5 vjeç (VIDEO)

Zbulohen detaje të reja lidhur me rastin e rëndë të abuzimit seksual të ndodhur në fshatin Sheqishtë të bashkisë Patos, ku një vajzë 12- vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj 36-vjeçari, Zamir Meta, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë. 

Në një prononcim për mediat nëna e vajzës, 30-vjeçarja Juela Meta rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 04.00 të mëngjesit të së hënës dhe ka shkuar te fqinjët pasi ishte përdhunuar nga babai. 

Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kishte sjellje agresive, por nuk i tregonte askujt për atë që përjetonte. 

Jam nënë e shtatë fëmijëve, pesë djem dhe dy vajza. Vajza e dytë më thotë se vajza e madhe më ka ikur nga shtëpia, unë iki dhe njoftoj policinë. Policia e gjeti vajzën dhe vajza kishte treguar se babai e kishte përdhunuar. 

Unë shkoj në polici dhe atje i mora vesh të gjitha, ku vajza kishte treguar të gjitha çfarë i kishte bërë i ati. Vajza nuk më thoshte asgjë, vetëm ishte e acaruar. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua dhe iku nga banesa dhe shkoi te fqinjët. 

Fqinja e ushqeu, njoftoi policinë dhe aty u mësua çdo gjë. Vajza kishte treguar se babai e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeçe në Gjermani, ndërsa unë nuk dija gjë. Kur e mora vesh atje më ra si bombë. 

Vajzën e ka shteti, ma ka çuar në Tiranë në rehabilitim. Në marrëdhënie me fëmijët nuk tregonte gjë, se çfarë bënte pas krahëve nuk tregonte gjë. Me burrin po merret shteti, vajzën ma kanë çuar në Tiranë. Dua një komunikim me vajzën, pasi më thanë për një muaj. Dua ta takoj, por më kanë thënë pas një muaj. Mua më ka rënë një hall i madh se burri e mbante familjen, unë jam pa punë. Kërkoj nga shteti një strehim dhe ndihmë.

Mes lotësh apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy