Para droge transportohen me furgonë nga Anglia? Hasani: Ka një fushatë denigruese për shqiptarët para zgjedhjeve

Para droge transportohen me furgonë nga Anglia? Hasani: Ka një fushatë denigruese për shqiptarët para zgjedhjeve

Avokati Naim Hasani foli përmes një lidhjeje në Skype për Mcn Live lidhur me artikujt e tabloidëve britanikë, që shkruajnë për shqiptarë që sjellin para droge me furgonë nga Britania në Shqipëri.

Sipas Hasanit situata është e hiperbolizuar nga mediat britanike, dhe lidhet me një fushatë denigruese ndaj shqiptarëve që pritet të intensifikohet para zgjedhjeve.

Po ashtu avokati vë në dukje se në lidhje me artikujt për transport parash dhe armësh, bëhet fjalë për një rast të dy viteve më parë, ku individi Guxim Sefolli bashkëpunoi me autoritetet.

"Tabliodët britanikë, nuk është një surprizë e madhe që japin lajme të tilla, dhe përqendrohen te shqiptarët, kjo ka ndodhur në 25 vite, ku lakohet emri i shqiptarëve si kriminale. Në disa muaj kjo është më e theksuar, mos harrojmë që për pak muaj Britania shkon në zgjedhje parlamentare dhe mediat e ekstremit të djathtë, paraqesin një komunitet si kriminelë, për tirazhin e gazetave. Ajo që është risia, është elementi kriminal shqiptar, që veprojnë në Britani dhe Shqipëri, me të cilët policia dhe organet ligjzbatuese po merren seriozisht. Ajo që paraqesin këto tabloide është sikur janë të vetmit që merren me këto vepra, dhe janë më të rrezikshëm. Artikulli i djeshëm i “The Express”, që s’do jetë i fundit, bënte fjalë për disa operacione të policisë shqiptare, gati dy vite përpara, kur një individi i janë gjetur para në kamion.

Askush nuk aludon të mbrojë kriminelët, dhe ata e kanë vendin në burg, por kur bëhet fjalë për një komunitet të tërë, duhet të ketë kujdes, pasi nëse artikulli nuk pasqyron realitetin, mund të ketë pasoja shkatërrimtare për individin në fjalë. Me sa di unë Z.Guxim Sefolli, ajo ka ndodhur dy vite më parë, dhe me sa di unë ndaj tij s’është ngritur asnjë akuzë, dhe ai s’e zotëron me atë biznes transporti, dhe ai ka dhënë një përgjigje për gazetën, duke thënë që ka bashkëpunuar totalisht me autoritetet shqiptare, shërbimin inteligjent britanik, për dy incidente, paratë e konfiskuara në Shqipëri, dhe për punën e armëve që janë gjetur në disa kompjutera të montuara. Është pak e hiperbolizuar kjo situatë, se nuk po çojnë të gjithë para me furgona në Shqipëri. Fushata denigruese ndaj komunitetit shqiptar, ka dy vite që vazhdon, dhe pritet të ngrihet me afrimin e zgjedhjeve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy