Korreshi: Ligji antimafia, joefektiv. Noterët në skemën e pastrimit të parave (VIDEO)

Korreshi: Ligji antimafia, joefektiv. Noterët në skemën e pastrimit të parave (VIDEO)

Deputeti Saimir Korreshi tha në studion e lajmeve të MCN se ligji antimafia nuk ka dhënë rezultatet për të cilat është hartuar. Sipas tij, problemi qëndron te mënyra si është implementuar ai nga organet ligjzbatuese. 

 

Nuk ka qenë efektiv ligji antimafia. Të gjitha pronat që janë sekuestruar ose konfiskuar ndër vite ose u janë dhënë po të njëjtëve persona po me emër familjarësh. Ndaj mendoj se ligji ka nevojë për më tepër implementim. Pra mënyra si operohet nga organet ligjzbatuese ka pasur probleme.

 

Janë shumë kontrata pasurish të paluajtshme që nuk investohen. Pronari real mbetet, thjesht ndryshon emri. Organet ligjzbatuese nuk e kanë shtrirë ligjin te familjarët e rrethit të dytë. AKSHK ka shumë prona që nuk i ka të regjistruara në sistem. Duhet kontroll me letra si sikur dhe bëhet më e vështirë identifikimi i pronave. 

 

Ka pasur raste që edhe pse u janë marrë pronat disa personave, agjencia i ka dhënë ato me qira te të njëjtët kundrejt një pagese qesharake. 

 

Korreshi tha se noterët nuk japin sinjalizime në rastet e dyshuara të pastrimit të parave, duke u bërë në këtë mënyrë pjesë e kësaj skeme. Sipas tij, edhe shteti mbyll qëllimisht një sy në rastet e auditeve. 

 

Gjykoj që te noterët nuk bëhet fare kontroll. Edhe te bankat nuk bëhet ose bëhet kontroll selektiv. Bankat duhet të raportojnë mbi 10 milionë lekë. 

 

Edhe noterët për mua nuk e bëjnë siç duhet. Kontrata fiktive mes familjarëve, dhurime të frikshme, rishitje etj., bëhen për të pastruar para. Ose në ndërtim kur hyn me një shoqëri tregtare me 1 euro, pra ke lekë vetëm për të hapur para dhe menjëherë nisin shitjet. Pra pastrohen paratë. Kjo është një skemë që funksionon. Noteritë kanë frikë t’i bëjnë këto sinjalizime, ndaj sidomos kryeqyteti dhe zonat më të lakmuara nuk i raportojnë në shumicën e rasteve. 

 

Auditi e lë vetë këtë proces. E gjitha ndodh me dëshirën dhe vullnetin e shtetit. Është shteti që e di sa miliona euro qarkullojnë. Shteti është vetë mblesi i këtyre martesave me paranë e pistë. 

 

Unë di me mijëra raste për noterë që kanë bërë veprime për kontrata porosish ose i kanë shitur kur pala ka humbur kontratën, duke bërë sikur ka humbur edhe ajo kontratën. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy