Gupi: Do të ketë gjithmonë fenomene të reja që do ta dëmtojnë kapitalizmin, por ky sistem nuk do të vdesë kurrë

Gupi: Do të ketë gjithmonë fenomene të reja që do ta dëmtojnë kapitalizmin, por ky sistem nuk do të vdesë kurrë

Pedagogu Marsid Gupi tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” se do të ketë gjithmonë fenomene të reja që do ta dëmtojnë kapitalizmin, por kjo s’do të thotë që kapitalizmin merr fund.

Gupi tha se është dakord me premisën e Yanis Varoufakis në  “Tekno – feudalizmi… Çfarë e vrau kapitalizmin?”, megjithëse shton se kapitalizmi nuk vdes.

Premisa që ka Yanis Varoufakis në lidhje me sistemin kapitalist qëndron, problemi është që kapitalizmi nuk vdes në këtë rast.

Nuk jam dakord me hipotezën e Yanis Varoufakis-it dhe me pyetjet kërkimore dhe me mënyrën si ai e shtjellon. Pse? Kam marrë një autor, Michael Lind i cili është shqetësuar nga i njëjti fenomen që Yanis Varoufakis e quan tekno-feudalizëm dhe ka marrë dy fenomene të ngjashme që përsëriten në kohë dhe Lind thotë këtë gjë: Fenomenet përsëriten, thjesht shfaqen në kontekste të caktuara në mënyra të ndryshme. Problemi është i njëjtë. Kush është problemi? Problemi është kontrolli i rrjetit tregtar.

Lind thotë që është e vërtetë që si monopolet, si oligopolet janë të dëmshme në kapitalizëm, ama janë fenomente që do përsëritet kohë pas kohe, do e plagosin kapitalizmin, por do të ketë një moment që do të kthehen në shqetësim social, pastaj në një reagim politik dhe më pas në rregullim juridik. Do të ketë gjithmonë fenomene të reja që do ta dëmtojnë kapitalizmin por kjo s’do të thotë që kapitalizmin merr fund. Unë mendoj që kapitalizmi është mënyra jonë natyrore e të vepruarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy