Zgjedhjet në Kukës, koalicioni “BF” denoncon: Patronazhistët në krye të detyrës për të kontrolluar dhe devijuar votat

Zgjedhjet në Kukës, koalicioni “BF” denoncon: Patronazhistët në krye të detyrës për të kontrolluar dhe devijuar votat

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pretendon se patronazhistët e Partisë Socialiste kanë dalë në terren për të shantazhuar qytetarët e Kukësit, teksa sot votojnë për kryebashkiakun e ri.

“BF” ka publikuar disa materiale (foto) ku shefi i Urbanistikës, Andrin Shehu; drejtori i Kadastrës Lad Spahiu; doganieri Luan Duraku; drejtoresha e Postës Shqiptare Migena Gjici, drejtoresha e një gjimnazi Vjollca Gashi shfaqen pranë qendrave të votimit duke takuar qytetarët.

Patronazhistët e Rilindjes sot janë në kye të detyrës, edhe pse në kundërshtim me ligjin. Drejtorë shkollash, Hipotekës, apo dhe institucioneve të tjera, janë në krye të detyrës , për të devijuar dhe kontrolluar votat. Ata janë fotografuar në qendërat e votimit. KQZ e thotë qartë se nuk lejohen me kodin zgjedhor brenda ambienteve të qendrave të votimit. Ne do t’i paraqesim në OSBE-OHDIR faktet dhe provat, dhe në prokurori të gjitha këto raste të patronazhistëve. Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjedhje", shprehet përfaqësuesi i "BF".

Në garë për kreun e bashkisë Kukës janë Albert Halilaj i propozuar nga Partia Socialiste dhe Emri Vata, kandidat i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

45 mijë 946 qytetarë kanë të drejtë vote, në 74 Qendra Votimi, në të gjithë qarkun e Kukësit. Kujtojmë që Presidenti Begaj shpalli datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kukës pas dorëheqjes së Safet Gjicit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy