Tani edhe interneti është “hallall”

Tani edhe interneti është “hallall”

Një kompani startup në Malajzi ka marrë kërkesa pa fund për një program që bën të mundur lundrimin në internet, në përputhje me vlerat myslimane. SalamWeb është emri i shfletuesit të ri që synon t’u garantojë myslimanëve një përvojë në rrjet që përputhet me parimet e myslimanizmit. Aplikacioni i ri ka përdorues në vendet myslimane si Malajzia dhe Indonezia.

Synimi i kompanisë Salam Web Technologies MY Sdn është të kapë 10% të 1.8 miliardë myslimanëve që ka bota.

SalamWeb mbështetet në filtrate e vet për monitorimin e përmbajtjes dhe paralajmëron përdoruesit kur u janë pranë faqeve me lojëra fati ose pornografi. Ai gjithashtu ka funksione specifike për myslimanët, si treguesi i kohës së faljes apo orientimi për mënyrën e pozicionimit gjatë këtij riti.

Ky shfletues është i certifikuar dhe në përputhje me Bordin Mbikëqyrës të Amanie Shariah dhe variant i Google Chrome-it. Ligji i Sheriatit ndalon aktivitetet që konsiderohen jo etike, si për shembull kumari, prostitucioni dhe bizneset që lidhen me alkoolin dhe mishin e derrit, si dhe produktet financiare me interes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy