
Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që Këshilli Evropian nuk pranoi që të jep datë për hapjen e negociatave.
100 ditë para zgjedhjeve do të formohet qeveria teknike, apo siç njihet ndryshe në opinion “Qeveria e Përzhinos”.
Mediat maqdonase raportojnë se kryeministër teknik do të jetë ministri aktual i punëve të brendshme, Oliver Sopasovski.
Spasovski është propozuar për kryeministër të qeverisë teknike nga kryeministri aktual, Zoran Zaev.
Një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga organet partiake e as nga partnerët e koalicionit qeverisës.
Vendimi unanim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme u morr nga takimi i liderëve, të thirrur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Partitë opozitare tash e një kohë të gjatë kërkonin zgjedhje të parakohshme.
Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve ka deklaruar se gjatë takimit është rritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm.
“Propozimi jonë ishte që më 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë dhe në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga ana e Spanjës dhe të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 ditë qeveri teknike, andaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.



