
Teksa situata në veri të Kosovës, po merr zhvillimet e saj tashmë në tavolinat e zyrtarëve ndërkombëtar dhe të SHBA-së, sot në jug të Prishtinës, po mblidhen serbët në qytetin e Graçanicës, për të festuar Vidovdanin, festën tradicionale ortodokse. Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, thotë për MCN live, se festimet e Bajramit po zbehen sot teksa priten zhvillime nga tubimi në Graçanicë, rreth 10 kilometra larg Prishtinës "Ky është Bajrami që po pritet me shqetësimin më të madh. Do të thotë asnjë Bajram tjetër nuk është pritur me aq shqetësim duke ditur se sot ka përkuar edhe me një festë e Shën Vidit, një festë ortodokse serbe e cila shënon Betejën e Kosovës të vitit 1389, dhe është paralajmërimi që diçka do të bëhet me rastin e kësaj feste, dhe atë jo në veri të Kosovës, por tashmë në jug të Prishtinës, në Graçanicë, me shumicë serbe, parashikohet një tubim të qytetarëve në stadiumin i cili për ironi është ndërtuar më financimin e qeverisë shqiptare të kryesuar atëherë nga Sali Berisha, për nder të themelimit të një komune të re serbe. Tani këtu po mblidhen njerëzit jo vetëm serb nga Kosova, por nga qytetet tjera të Serbisë, që të manifestojnë aty. Tani se si do të mblidhen aty, a do të bënë shpalljen e njëanshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si do të veprojë qeveria e Kosovës, nëse do të ndodh do të jetë një sfidë e madhe e qeverisë së Kosovës. Është me të vërtet një situatë ku qytetarët e Kosovës, po presin me shumë shqetësim". Në anën tjetër, prof. Spahiu, teksa foli për masat ndëshkuese të BE të mundshme ndaj Kosovës, i vlerësoi ato si të rrezikshme për paqen në vend. Ai gjykoi se ajo se çfarë ndodh në terren është më e rëndësishme se masat ndëshkuese nga BE. "Është një masë shtrënguese që natyrisht kur ti ndërmerr hapa të cilat dëshiron ta lëvizin situatën në favorin tënd dhe kjo rrezikon paqen. Në momentin ti qe ti ndërmerr një veprim si ai që ka marrë qeveria e Kosovës, e cila për herë të parë ka ngritur flamurin e Kosovës, në veri të Kosovës, ka marrë godinat e komunave ku shërbenin komunat paralele serbe dhe e gjithë kjo ka shkaktuar telashe dhe a do të jetë në gjendje ta menaxhoj Kosova deri në fund apo kjo do të sjellë edhe përplasje edhe më të mëdha në të cilën Kosova në momentin që ka përplasje, njëra palë është fitues, dhe tjera humbëse, kush do të jetë secila mbetet të shihet. Por të gjitha këto aksione të qeverisë së Kosovë, përbëjnë një sfidë të cilat ka rrezikuar eskalimin e mëtutjeshëm të situatës, se si do të përfundoj mbetët të shihet Tani jemi në mes të lojës, dhe shmangia ka rrezikun që ti nëse e shmang dhe kundërshtari nuk e shmang ka shanse të fitojë në terren dhe ajo çfarë ndodh në terren është më kryesore sesa një masë e cila do të merret prej BE, SHBA dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi".



