Izraeli ka planifikuar të sulmojë institucionet financiare që ndihmojnë Hezbollah, duke ndërmarrë bombardime ajrore në gjithë Libanin. Mediat nuk raportojnë për viktima, kurse zyrtarët izraelitë shprehen të vendosur për të shkatërruar grupin militant.
Gjithë rajoni i Libanit është sulmuar nga ajri, nga forcat izraelite, të cilat kanë deklaruar se synim kryesor i bombardimeve janë institucionet financiare të Hezbollah-ut. Këto bombardime ndodhën disa orë pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit u zotua të shkatërrojë grupin militant të mbështetur nga Irani, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Nga shpërthimet ende nuk ka raportime për viktima apo të plagosur, ndërsa më herët ushtria izraelite paralajmëroi për bombardimet që do kryenin, të gjithë njerëzit që jetonin në më shumë se 20 zona në Liban.
I vendosur për të përshkallëzuar situatën, Izraeli duket se ka hartuar një plan për t’u hakmarrë kundër Hezbollah-ut pas sulmit me dron që synoi rezidencën e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit NNA raportoi sulme në degët e shoqatës së bankës Al-Qard Al-Hassan, duke përfshirë në Luginën lindore Bekaa, transmeton A2. Ajo raportoi gjithashtu një raketë në degën e bankës pranë Aeroportit Ndërkombëtar Rafic Hariri në Bejrut.
1,802 njerëz janë vrarë në të gjithë Libanin që kur Izraeli shtoi sulmet kundër Hezbollah-ut muajin e kaluar, ndërkaq SHBA po heton një rrjedhje të inteligjencës shumë të klasifikuar në lidhje me reagimin e planifikuar të Izraelit ndaj sulmit të madh raketor të Iranit në fillim të këtij muaji.



