
"Të gjithë njerëzit në det, të gjithë njerëzit që gjenden në anijet e fatit, duhen ndihmuar. Kjo është shumë e rëndësishme. Ky është një parim themelor. Është detyrim të ndihmohen njerëzit në det të hapur. Për këtë është jashtëzakonisht e rëndësishme të ringjallet misioni “Sophia”, ne duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë problem", ka thënë kandidatja për presidencën e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë seancës dëgjimore në Parlament me grupin e të Gjelbërve dhe ka kërkuar regformimin e sistemit të Dublinit.



