Eduard Xhepa nga Shoqata e Turizmit Durrës tha në MCN Live se një nga problemet kryesore këtë vit është kursi i Euros. Ai tha se duhet një subvencion ose ndërhyrje nga shteti që strukturat akomoduese të jenë të mbrojtura. Po ashtu Xhepa ngriti shqetësimin e çorientimit të tregut të punës, pasi subjektet turistike s’kanë mundësi të mbajnë personelit përtej sezonit të verës. Ai tha se shteti duhet të japë një subvencion që personeli të mbahet edhe gjatë dimrit me një pagë minimale.
Nga parashikimet që kishim, kishim parashikim të mirë dhe prenotime kemi pasur që në fillim të vitit, madje janë bërë që vjet prenotime. Sezoni këtë vit s’ka filluar që në fillim të majit, ndoshta për shkak të motit të keq dhe fushatës zgjedhore. Tani për tani ka shumë turistë të huaj që po vizitojnë Shqipërinë. Të gjitha strukturat akomoduese të Durrësit janë të prenotuara, në muajit korrik-gusht, edhe qershori është mirë. Ne jemi gati dhe themi që do jetë sezon turistik i mbarë. Pastrimi duhet të jetë unik në gjithë qytetin. Këtë vit është vendosur orari i derdhjes së plehrave nga të gjitha subjektet dhe restorantet. Po kontrollohet cep më cep për pastërtinë dhe rregullin. Për lejimin e hapësirave për plazhet publike. Durrësi s’ka problematika lidhur me pastërtinë. Një nga problemet kryesore që na ka ndodhur këtë vit është kursi i Euros. Sektori i turizmit është ndikuar shumë keq nga kursi i Euros, sepse prenotimet dhe rezervimet bëhen në Euro. Agjencitë turistike kanë përmbyllur prenotime për 2024-ën dhe s’e dinë si do jetë kursi i euros në 2024-ën. Jemi në një farë pritje për të patur ndonjë lloj subvencionimi, ndonjë ndërhyrje nga shteti, që këto struktura të jenë të mbrojtura. Një tjetër problem është çorientimi i tregut të punës, që vjen nga subjektet turistike personale, që s’kanë mundësi të mbajnë gjatë gjithë vitit personelin dhe japin paga jo reale dhe pagesa mbi tregun, dhe kështu vjen luhatja e punëtorëve. Shteti duhet të japë një subvencion që personeli të mbahet edhe gjatë dimrit me një pagë minimale. Plus pastaj hyn këtu largimet jashtë shtetit, punonjësit e huaj. Janë disa lëvizje që kanë problematikën e vet”.
Xhepa tha se është e vështirë që të gjendet në treg prodhim vendas.
Edhe në Durrës baza janë punonjësit vendas, por të gjithë subjektet turistike kanë marrë edhe punonjës të huaj. 20-30 për qind të numrit të punonjësve i kanë mangët. Ne po shohim jo vetëm për të marrë punonjës nga jashtë, por edhe nga Shqipëria, nga qytete të ndryshme. Sepse punonjësi shqiptar njeh traditën, gjuhën, të gjitha gjërat e vendit. Ajo që doja të theksoja është prodhimi vendas. Kam një restorant që është në kategorinë e parë të restoranteve, dhe e kam shumë të vështirë ta gjej prodhimin vendas, është impenjim i madh. Domate shqiptare, psh. Në gjithë tregun shqiptar 70 për qind e gjërave duhet të ishin prodhim vendas. Nuk vjen greku dhe italiani këtu për të ngrënë ushqimet që ka në Itali dhe Greqi. Mungojnë disa gjëra që duke u mbledhur të gjitha shoqatat e turizmit, do arrihet diçka”.
I pyetur mbi pagat e punonjësve, Xhepa tha:
Pagat minimale janë stabilizuar, sipas takimit që bëmë edhe me kryeministrin. Për mua ajo ka qenë shumë e drejtë. Ndërhyrja e kryeministrin ka qenë për deklarimin e pagave që ju i jepni punonjësit. Ia jep pagën 80 mijë punonjësit, aq deklaroja. Kjo ka qenë tema kryesore, sepse nuk mund të thotë kryeministri rrisni pagat sepse s’ka sens, mund të thotë deklarojini.



