Rama porosit kreun e ri të policisë së burgjeve: Me mend në kokë, uroj të mos përfundojmë në kronikë

Rama porosit kreun e ri të policisë së burgjeve: Me mend në kokë, uroj të mos përfundojmë në kronikë

Pas prezantimit të Drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, në fund të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama është shprehur se i vjen mirë që pas 10 vitesh punonjësit e policisë së burgjeve do t’u vijnë uniforma të reja, duke shtuat se është një shembull drithërues për çfarë mungese serioziteti e ka karakterizuar Ministrinë e Drejtësisë, dhe që sot tundin moralin e ngritur mbi shpifje.

Por si gjithmon në fjalën e kryeministrit nuk kanë munguar dhe batutat. Pasi e uroi për postin drejtorin e Ri të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçori, duke shtuar se për të i janë thënë vetëm fjalë të mira nga të gjithë punonjësit e policisë që janë pyetur, Rama tha me humor se uron që një ditë të mos dalë në ndonjë kronikë ku të kujtohet se çfarë tha sot, për të treguar se nuk ka pasur të drejtë.

Uroj që kokëfortësinë që e karakterizon dhe që nuk ia kanë shkruar në CV, ta ketë të përditshmen, ashtu siç e tregon edhe fama që ka lënë punën e tij, duke qenë i respektuar nga të gjithë kolegët. Për ta mbyllur do ju them, një shaka që është më shumë se gjysma e të vërtetës…Është shumë e vështirë të kërkosh opinione për njerëzit dhe të marrësh të ngjashme, në rastin e drejtorit na ka ndodhur kjo, dhe për herë të parë kam dëgjuar oficerë policie që nuk shajnë njëri tjetrin, përkundrazi thonë fjalët më të mira. Uroj shumë mos të përfundojmë ndonjë ditë në ndonjë kronikë ku dalin këto fjalë, pastaj drejtori na del që është i duhuri, (qesh) por secili në fund të ditës varet nga koka, shpatullat e këmbët e veta. Sinqerisht shumë suksese, por me mend në kokë se ka shumë rëndësi kjo kur je në uniformë”, u shpreh Rama.

Në ceremoninë e prezantimit, para drejtorëve të policisë së Burgjeve në rrethe, Rama foli për një vendim të ri të qeverisë sa i përket sigurisë në burgje. Ai paralajmëroi ndëshkime të ashpra ndaj atyre zyrtarëve që bashkëpunojnë me kriminelët.

Sipas kreut të qeverisë rregullorja e re do të jetë preçize dhe do ketë kamera 24 orë, duke filluar që nga burgu 313 e më pas në të 24 institucionet e tjera. Kamerat nuk do shihen vetëm nga Drejtoria e Burgjeve por dhe Operacioni “Forca e Ligjit”, pra do ketë dy salla monitoruese 24 orë, që askush mos fshihet nga batanija që i hedh kamerave”.

Teksa foli për punësimet në burgje, Kryeministri Rama tha se rreth 66 punonjës janë referuar në prokurori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy