Curri: Njeriu, qënie që do të adhurojë diçka. Kikia: Të rinjtë, viktima 24 karatëshe të çdo produksioni

Curri: Njeriu, qënie që do të adhurojë diçka. Kikia: Të rinjtë, viktima 24 karatëshe të çdo produksioni

Petagogu Arjan Curri ka deklaruar se njerëzit janë qënie që nuk qëndrojnë dot pa adhuruar diçka, por ajo që ai konsideron një problem të madh është që adhurimi i këtyre personazheve bëhet më shumë nga grupe fëmijësh. Nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV Curri ka bërë përgjegjës për këtë fenomen edhe prindërit.

Nga ato me të cilat ndeshem përditë, shoh që shumë mikesha të miat I dëgjoj shpesh teksa shprehen se më mirë të gjej një burrë me lek. Paraja ju duket më e lehtë, karriera më e lehtë. Ideja e idhullit çfarë është? Një turmë fëmijësh që vraponin. Marrin një poster e ngjisin te koka krevatit. Njeriu është qënie që do të adhurojë diçka, nuk mund të jetë i pavarur, do adhurojë veten , ose lekun, ose trupin e dikujt tjetër. Nuk e kam parë as në perëndim që një grup fëmijësh të vrapojnë drejt një idhulli. Unë për këtë do quaja përgjegjës dhe prindërit. Fëmija nuk e di nga i drejtohen këto pëlqime dhe bie pre e abuzime emocioanle.

Edhe analisti Mentor Kikia bëri përgjegjës prindërit  për mungesën e edukatës dhe kulturës së brezit të sotëm , vecanërisht të atyre prindër emigrant, që kanë punuar me vite për të bërë një shtëpi, për ti blerë rroba e këpucë, dhe në fund sheh që fëmija nuk ka asnjë edukim.

Nga ‘90 e këtëj kemi prindër që shkojnë në emigrim dhe kthehen bëjnë shtëpi ,blejnë makina dhe pas 20 vjetësh shohin që fëmijët ishin rritur dhe ky prindër që mendonte vetëm ë ushqehej sheh që fëmija skishte marë asnjë edukim dhe pastaj I drejtohet duke i thënë  i ke të gjitha çfarë të mungon. Këta janë të paarsimuar si duhet, brezi i 30 vjeçarëve sot të këtyre prindërve kanë mungesë totale të kulturës dhe sot janë viktima 24 karatëshe të çdo produksioni dhe çdo gjëje tjetër të mundshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy