
Maskat dhe distancimi social janë masë që njerëzit mund t’i mbajnë edhe për disa vite. Kështu ka deklaruar një epidemiolog në Angli, i cili shton se njerëzimit i duhen disa vite për t’iu rikthyer normalitetit.
Mary Ramsay, kreu i imunizimit në Shëndetin Publik të Anglisë, tha se masat kryesore duhen të aplikohen derisa vendet e tjera të kryenin me sukses procesin e vaksinimit. Ai shtoi gjithashtu se ngjarjet e mëdha me spektatorë kërkojnë monitorim të kujdesshëm dhe udhëzime të qartë për të qenë të sigurtë.
Gjithashtu dhe rezervimi i pushimeve jashtë vendit do të jetë ‘I përkohshëm’ dhe ‘potencialisht i rrezikshëm’.
Gjithsesi së fundmi Britani vendosi një tjetër record përsa i përket dozave të vaksinave të injektuara Brenda një dite. BBC bën me dije se të shtunën u kryen 873.784 vaksina.



