
Kompania ajrore japoneze Japan Airlines (JAL) njoftoi të mërkurën se duke filluar nga 1 prilli do të ketë një President të ri, ose më mirë një Presidente të re.
Në fakt, për herë të parë linja e transportit ajror do të ketë një grua në krye të kontrollit, përkatësisht 59-vjeçaren Mitsuko Tottori.
Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, Tottori do të jetë edhe mbajtësja i një rekordi tjetër, për herë të parë kompania do të drejtohet nga një person që ka ngjitur të gjitha hapat e karrierës brenda kompanisë, pasi ka nisur si asistente kabine, stjuardesë, që nga viti 1985.
Yuji Akasaka, presidenti aktual, do të bëhet President me fuqi përfaqësimi.
Në Japoni, prania e grave në krye të kompanive është ende mjaft e rrallë dhe vetëm vitet e fundit është zhvilluar një ndjeshmëri më e madhe ndaj çështjeve të barazisë gjinore.



