Rama në Samitin online të liderëve të Ballkanit Perëndimor: Duhet ta kalojmë këtë periudhë pandemie së bashku

Rama në Samitin online të liderëve të Ballkanit Perëndimor: Duhet ta kalojmë këtë periudhë pandemie së bashku

Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor lidhur me pandeminë e koronavirusit dhe bashkëpunimin rajonal për të rikuperuar dëmet që shkaktoi në ekonomi kriza e COVID-19, është mbajtur online ditën e sotme.

I pranishëm në mbledhje, Kryeministri Rama tha se nga parashikimet Ballkani do të jetë rajoni më i goditur prandaj duhet të kompensim i të gjitha vendeve duke bashkëpunuar më shpejt.

Rama, tha se duhet bashkëpunimi për të dalë nga kjo situatë dhe jo “politizim”.

“Secili prej nesh është goditur në mënyra të ndryshme. Disa me fragmente, disa me ndryshime. Ne për shembull, dhe disa si ne duke ulur numrat në turizëm dhe duke ndikuar në ekonomi. Në këto kushte ne mund të kompensohemi me më shumë dhe më shpejt bashkëpunim.

Është e rëndësishme ta bëjmë këtë edhe unë angazhohem, i ftoj të gjithë kolegët ta mirëpresin këtë dhe mbështes këdo që e ka thënë këtë. Aq lehtë sa e bëjmë kur jemi te Këshilli Atlantik, ky format është shumë i lehtë. Nëse ju këshilli Atlantik dhe të tjerët që janë prezent, BE, etj, nëse do të na bashkoheshit do të ishte më shumë ndihmë, që të ecim më shpejt dhe nuk duhet të dëgjojmë politizimin që i bëhet këtij procesi, sepse kurrë nuk ka ndihmuar për njerëzit. Duhet ta kalojmë këtë periudhë pandemie së bashku“, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy