Eliminim mes lotësh për Zvicrën, Spanja kualifikohet në gjysmëfinale pas penalltive (VIDEO)

Eliminim mes lotësh për Zvicrën, Spanja kualifikohet në gjysmëfinale pas penalltive (VIDEO)

Mbyllet rrugëtimi i Zvicrës në Europian. Helventët janë eliminuar ditën e sotme në çerekfinale nga Spanja. Këta të fundit kanë triumfuar pas gjuajtjes së penalltive, pasi 120 minutat lojë u mbyllën në barazim 1-1.

Ishte një ndeshje e luftuar nga fillimi në fund, ku të dyja skuadrat kërkuan me ngul kualifikimin. Spanjollët kaluan të parët në avantazh në minutën e 8-të, kur Zakaria shkaktoi autogol. Për Zvicrën barazoi Xherdan Shaqiri në minutën e 68-të. 9 minuta pas golit të barazimit, Zvicra mbeti me 10 lojtarë, për shkak se Freuler u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht kësaj, skuadra e Petkovic nuk u dorëzua dhe ia doli të mos pësojë gol, duke e dërguar ndeshjen te penalltitë, aty ku gjithsesi, u shfaqën dobët duke humbur 3 gjuajtje nga 4 në total, ndërsa në anën tjetër Spanja gaboi vetëm dy.

Kështu Spanja kualifikohet në gjysmëfinalen e Europianit, aty ku do të përballen me fituesin e çiftit Belgjikë-Itali. Zvicra eliminohet kështu nga Europiani, me lojtarët që në fundin e takimit shpërthyen në lot nga zhgënjimi, pasi i shkuan shumë afër kualifikimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy