Një aksident me pasojë vdekjen e një 49-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek ish-Sheshi Shqiponja në Tiranë.
Automjeti me drejtues shtetasin Dear Musa, rreth 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren Albana Hima, rreth 49 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



