Pse vdiq George Michael? Zbulohet shkaku

Pse vdiq George Michael? Zbulohet shkaku

Ka ndërruar jetë mëngjesin e Krishtlindjes në mënyrë thuajse misterioze. Vdekja e këngëtarit George Michael, 53 vjeç, që filllimisht u tha se erdhi si pasojë e një problem në funksionimin e zemrës, duket se ka pas shkakun që ka çuar në vdekje shumë këngëtarë dhe aktorë të famshëm: përdorimin e drogës. Dyshohet se vdekja e Michael ka ardhur si pasojë e një overdoze heroine.

Dyshimi është hedhur nga Fadi Fawaz, që njihet si parukieri i të famshmëve në Londër, njëkohësisht miku i këngëtarit.

Ka qenë ai që ka gjetur trupin e pajetë të Michael për të dhënë më pas alarmin. 

“Do të drekonim bashkë për Krishtlindje. Shkova në shtëpinë e tij për ta zgjuar, por e gjeta paqësisht të shtrirë në krevatin e tij.nuk e dimë ende me saktësi se çfarë ka ndodhur. Por do të doja që njerëzit ta kujtojnë për atë që ishte: një njeri i mrekullueshëm”, i ka thënë ai një të përditshmeje britanike.

Por ajo që ka ndodhur sipas një burimi anonym është varësia ndaj drogës. “Vitin e fundit, Michael ka luftuar kundër varësisë së heroinës. Ai është shtruar disa herë në spital për overdozë. Edhe kaq sa ka rezistuar është shumë”, i ka thënë ai gazetës “Telegraph”.

Ndalimi i zemrës (që nuk është infarkt, ndryshe nga sa u raportua fillimisht në media) dyshohet të jetë pasojë e varësisë nga droga. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy