I dashuri i George Michael tregon si e gjeti në krevat pa jetë

I dashuri i George Michael tregon si e gjeti në krevat pa jetë

I dashuri i këngëtari të njohur, George Michael që ndërroi jetë një ditë më parë, ka thyer heshtjen me anë të një statusi në "Twitter".

Fadi Fawaz shkruan se nuk do t’i harrojë kurrë këto Krishtlindje. I dashuri ,i Micahel që punon si parukier, pretendon se e ka gjetur këngëtarin pa shenja jete në krevat mëngjesin e Krishtlindjeve në shtëpinë e tyre në Oxfordshire, Britani.

“Janë Krishtlindje që nuk do t’i harroj kurrë. gjëja e parë në mëngjes të gjesh partnerin tënd të vdekur në paqe në krevat… Do të më mungosh përgjithmonë”, shkruan ai.

Besohet se Fawaz ka qenë i lidhur me Michael që prej vitit 2012. Këngëtari i njohur britanik ndërroi jetë në moshën 53­-vjeçare dhe paraprakisht dyshohet se ka ardhur nga mos funksionimi i zemrës.

Vdekja e tij po trajtohet si e pashpjegueshme, por jo e dyshimtë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy