Qori: Vendit i duhet taksimi progresiv, modeli i Ramës këput qytetarët e varfër

Qori: Vendit i duhet taksimi progresiv, modeli i Ramës këput qytetarët e varfër

I ftuar në emisionin Të Pasekspozuarit në MCN TV kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori duke folur për ekonominë u shpreh se partia e tij synon ta nisi nga ekonomia e vendit për të cilën shprehet se vendit i duhet një model i ri zhvillimi. “Ne na duhet një model që e orienton kapitalin drejt sektorëve që prodhojnë më shumë vlerë, punësojnë më shumë njerëz më të kualifikuar. E dyta na duhet një model taksimi progresiv ku kapitali taksohet më shumë se puna. Në Shqipërinë e Edi Ramës ai që blen bukë paguan tvsh 20%, e cila është një taksë regresive, është një taksë që i këput qytetarët e varfër. Nga pamja politike ne jemi për demokratizim të jetës politike që do të thotë dhënie përparësie nga qytetarët me referendume, demokratizimi social në komunitete, demokratizimi i vendit të punës. Nga pikëpamja sociale jemi mbi të drejtat e njeriut, luftën ndaj çdo diskriminimi”. I pyetur se çfarë mendoni për të pasurit e Shqipërisë, Qori tregoi se i ka ndodhur gjatë kësaj fushate që ka takuar sipërmarrës produktive që mund të punësojnë punëtorë dhe ka pasur që kanë pasur interes. “Teza ime është që duhet të përkrahim këto biznese dhe pse mendoj në parim se të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa, por do u hiqte haraçin e korrupsionit. Nëse je biznesmen i ndershëm ndoshta e ke më mirë të paguash 5% më shumë dhe të heqësh nga kurrizi 20-30 % haraçin që të merr ministri, kryeministri etj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy