Çipi: Demokratët në SHBA, me moral të shpifur dhe hipokrit. Pse nuk hetohet Hunter Biden?!

Çipi: Demokratët në SHBA, me moral të shpifur dhe hipokrit. Pse nuk hetohet Hunter Biden?!

Regjisori Kastriot Çipi tha në emisionin “Arnatusitan” se Departamenti i Drejtësisë në SHBA favorizon Biden-in dhe i ka shpallur luftë Trump-it. Çipi vuri në dukje se nga një anë kërkohen 400 vjet burg për Trump-in dhe nga ana tjetër nuk kërkohet asnjë ditë burg për Biden-in, që ka bërë të njëjtën gjë me dokumentet. “Ka një Departament Drejtësie, një prokuror që favorizon Biden-at dhe i ka shpallur luftë Trump-it. Këtë Amerikën e kemi kumbare dhe sponsore të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Kishim Yuri Kim-in që na thoshte që Reforma në Drejtësi ishte një sukses. 400 vjet burg kërkohet për marrjen e dokumenteve nga Trump! Asnjë ditë burg ndaj Biden-it që ka bërë të njëjtën gjë kur ishte zv.President. E ka bërë çdo President të marrë dokumente t’i çojë në shtëpi, edhe pasi ikën nga Presidenca. Ka vendim gjykate për Clinton-in. I ka mbajtur nuk i ka kthyer Bill Clinton. E bëjnë të gjithë presidentët. Biden s’dihet ku i ka dokumentet, në një makinë, në një garazh, në një universitet, i ka të hapërdara. Trump-it i shkuan në banesë! Të duket normale që kërkohen 400 vjet burg?! Për Hunter Biden ka 200 dyshime dhe asnjë akuzë. Pse nuk hetohet Hunter Biden për korrupsion, kur provat janë të tmerrshme, të jashtëzakonshme. Hunter Biden është kokë e këmbë i korruptuar, edhe i ati”, tha Çipi. Çipi shtoi se “ka një moral të shpifur dhe hipokrit, të ndyrë të demokratëve, që flasin nga mëngjesi në darkë kundër armëve dhe kanë djalin në shtëpi, edhe narkoman, edhe me armëmbajtje pa leje. Kur je konsumator droge nuk të lejohet të mbash armë. Për çfarë i duhet arma djalit të Presidentit kur kudo shkon ka eskortë?!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy