
Menaxhimi i financave në familjet shqiptare, për pedagogen Romina Radonshiq, së fundi ka njohur tendencë të re.
Në “Stay tuned”, Radonshiq, thotë se rëndom në familjet shqiptare, financat i mbajnë gratë, për faktin se e dinë se çfarë nevojash ka familja.
Por së fundi vihet re tendenca e “llogarive hibride” ku vendoset llogaria e përbashkët e familjes.
Në familjen time i mbaj unë financat. Por, në përgjithësi në familjet shqiptare, ne jemi akoma te ajo familja tradicionale që i mbajnë, por edhe për shkak se gruaja e dinë se çfarë nevojash ka familja i mbajnë në përgjithësi gratë.
Megjithatë kemi kaluar te ajo “llogaritë hibride” tek mënyra e menaxhimit hibrid, që do të thotë që një çift vendos një llogari ku të jetë llogaria e familjes dhe aty vendos kush do ti menaxhoj, burri apo gruaja dhe më pas kanë llogari më vete pra duket sikur ka me shumë liri financiar, pra ka një llogari më vete ku çdokush e përdor sipas interesave të tyre, pra për shpenzime plus. Pra, në familjet shqiptare ka ndryshuar tendenca, më shumë llogaria po bëhet më shumë menaxhuese.
Vërtet femrat shpenzojnë, por nëse e krahasojmë me një mashkull që del katër herë për kafe dhe tre herë për drekë i bie që një femër është një menaxhuese më e mirë e financave, bëhet bilanci.



