Kush e do në burg Ahmetaj? Fundo: Ai po goditet për të shpëtuar Mërtirin

Kush e do në burg Ahmetaj? Fundo: Ai po goditet për të shpëtuar Mërtirin

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", gazetari Elvi Fundo teksa foli për akuzat ndaj Arben Ahmetaj për qëndrime të tij në hotele të paguara nga Klodian Zoto, tha se e gjitha po bëhet për shpëtuar kokën e Mirel Mërtirit.

Sipas tij Mërtiri gjendet në Vienë dhe se po përgatit kërkesën për strehim politik. 

Nga prokurorët pretendohet se këto dokumenta nuk ekzistojnë në kompjuterin e Zotos.

Për mua nuk ka rëndësi që Ahmetaj hetohet apo jo. SPAK thotë që është nën hetim. Pashë që kishte shantazh ndaj prokurorëve të SPAK. Sulmi për mua bëhet për relativizimin e kësaj çështje. Nxjerrim Ahmetajn dhe ja hedhim qenve të mediave që kanë marrë 100 milionë nga inceneratorët.

Gazetari na provoi korrupsion mes ish ministrit dhe Klodian Zotos. Por nuk dolën letrat e Mirel Mërtirit. Po shpëtohet koka e Mirel Mërtirit.

Thonë që Mirel Mërtiri ndodhet në Vjenë dhe po përgatit kërkesën për strehim politik. Këtu po shet edhe ortakun e tij Klodian Zoto.

E shoh si kokë turku Ahmetajn. Këtë propagandë po e bëjnë mediat që janë blerë dhe nuk kanë folur për inceneratorët, por na kanë treguar sa të lumtur do të jetonim ne me inceneratorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy