Policia Rrugore: Rrugët ku duhet të bëni kujdes dhe disa këshilla për të shmangur aksidentet

Policia Rrugore: Rrugët ku duhet të bëni kujdes dhe disa këshilla për të shmangur aksidentet

Policia Rrugore jep informacion mbi gjendjen e rrugëve të vendit pas situatës së krijuar në 24 orët e fundit nga përmbytjet.

Akset rrugore kryesisht jane te kalueshme me perjashtim te Qafe-Kashar -Vore -Qafe Kashar ku punohet intensivisht per zhbllokimin e rruges ne te dyja kahet.

Segmenti Tirane-Rinas, aksi qe lidh aeroportin eshte i kalueshem.

Nderkohe problem paraqet aksi rrugor Fushe Kruje – Kurbin. Policia ka bere devijimin mjeteve ne aksin e vjeter pasi aksi rrugor eshte mbuluar nga uji ne zonen e Dervenit.

Segmenti rrugor Arapaj-Ndroq, eshte i hapur.

Ne akset e tjera ka prezence te ujit, por trafiku vazhdon i rrjedhshem, gjithashtu edhe ne qendrat e banuara ka prezence te rritur te ujit, por ttrafiku i mjeteve vazhdon te jete i menaxhueshem.

Drejtoria e Policise Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve qe te kufizojne sa me shume te jete e mundur qarkullimin me mjete si dhe te informohen me pare per akset rrugore problematike.

Sugjerojme drejtuesve te mjeteve qe udhetojne ne drejtim te Jugut, perdorimin e aksit rrugor Tirane-Elbasan-Peqin.

Gjithashtu, u kujtojme drejtuesve te mjeteve dhe te gjithe perdoruesve te rruges qe te tregohen te kujdesshem duke respektuar informacionet qe jep Policia Rrugore.

Shoferët, per shkak te terrenit me lageshtire, ku nuk mungojne edhe inertet apo guret, situates me mjegull, te tregohen te kujdesshem ne respektimin e kufijve te shpejtesise, distancat e sigurise mes mjeteve, parakalimet e gabuara. Rikujtojme gjithashtu perdorimin e rripave te sigurimit, kaskave mbrojtese.

Policia Rrugor ka kerkuar qe ne aksin rrugor Milot - Fushe Kruje te nderpritet qarkullimi i mjeteve kamione me inerte dhe me krom pasi prezenca e tyre ne fluksin e qarkullimit behet shkak per bllokimin e rruges dhe per mosdheninen e ndihmes per mjetet e tjera nga ana e sherbimeve dhe emergjencave.

Policia e Shtetit kërkon mirekuptimin e te gjithe perdoruesve te rruges për masat e marra dhe devijimet që synojnë vetëm sigurinë e qytetarit. ​

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy