
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në një lidhje skype me studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ teksa ka folur për rastin e Lear Kurtit, të riut 32-vjecar i cili humbi jetën në duart e efektivëve në komisariat.
Ajo tha se do vazhdojmë hetimin por nuk mund të dalin në konkluzione paraprake, ndërsa shtoi se kanë kërkuar një kopje të kamerave të sekuestruara dhe hetimi kryesor për këtë çështje do të kryhet nga prokuroria.
Kjo është një ngjarje e trishtë dhe sigurisht për secilin nga ne pavarësisht shkaqeve duhet të na vërë përpara një përgjegjësie të madhe për ta hetuar rastin dhe ajo duhet të jetë drejtpërdrejtë policia e shtetit të japë të gjitha informacionet dhe të vërtetojë se rasti ka qenë fatkeq. Pas ngjarjes së bërë publike kemi droguar një grup hetimi, gjithashtu dy ndihmës komisionerë që kanë bërë këqyrjen e parë dhe kanë kërkuar kamerat dhe kanë kërkuar sqarime të personave shoqërues. Ajo që ka dalë si rezultat i parë ka qenë një informim se personi nuk është futur fare në komisariat por është dërguar menjëherë në spital ku dhe ka humbur jetën. Ne kemi evidentuar disa parregullsi në procedurat që rregullojë shoqërimin e personit. Kjo nuk do të thotë se policia ka qenë i dhunuar por ka një problematikë në shoqërimin e personit. Policia s’mund të shoqëroj çdo person, duhet të ketë indicie që ka një vepër penale, që dyshohet etj. Policia nuk e shpjegon dot pse e shoqëron Leart Kurtin në polici. Nuk kishte asnjë regjistrim për shoqërimin e personit. Presim dhe pamjet filmike, kemi vazhduar me hetimin për përgatitjen e dokumentacionin, kemi marrë në pyetje të gjithë punonjësit e policisë të përfshirë në këtë çështje.
Më tej ajo theksoi se në momentin e parë ajo që e frenoi pak hetimin ishin gjetjet se shkaku i vdekjes ishte gëlltitja e një sasie lënde narkotike. Sipas saj, u desh të viheshin në dispozicion pamjet filmike të ndryshme të mara nga mediat të cilat nuk janë prova definitive por janë njëlloj indicie që të thellojmë hetimin nëse ka pasur apo jo tejkalim të forcës të shkaqeve të shoqërimit të personit në fjalë.
Hetimi duhet bërë në eliminimin e çdo piste të mundshme. Vetë efektivëte policisë nuk pranojnë se ka pasur dhunë, shprehen se Kurti është ndjerë keq pasi ka arritur në komisariat. Ne kemi hetuar dhe verifikuar, se in riu është shoqëruar dy herë gjatë vitit 2022 në komisariatin nr.2, për shkaqe banale që s’kanë lidhje fare me konsumin apo shpërndarjen e lëndëve narkotike. Hera e parë është shoqëruar se ka pasur probleme me identifikimin e tij, ka dhënë të dhëna jo të qarta pra dhënia kontradiktore për identitetin e tij dhe e kanë mbajtur në maksimumin e mundshëm 8 orë. Hera e dytë, për një shkak dhe më i palidhur me drogën sepse ka qenë në një mjet me një person që s’ka pasur patentë. Nuk duket se personi të ketë qenë i shoqëruar për këto shkaqe, por ne do vazhdojmë të thellojmë hetimin.



