Akrobatja plastike Megi Fortuzi, është unike në sportin që ushtron në Shqipëri, ndërsa që në moshën 7-vjeçare është pjesë e Cirkut Kombëtar.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfeu rikthimin e saj aktiv pas nëntë vitesh shkëputje, pasi është nënë e dy vajzave.
Megi thotë se ka pasur oferta të shumta, por synon që t’i kanalizoj aty do ajo, në mënyrë që të jetë më ekskluzive.
Ka qenë mami nismëtare se më shikonte në shtëpi që isha shumë elastike, ajo ka qenë shtysa ime e madhe. Tani kam bërë një rikthim, pas një shkëputje 8-9 vite se unë jam mami i dy vajzave. Vajza e madhe e ka trashëguar talentin tim.
Vajza ime është prova që e ka të trashëguar elasticitetin. Mami im më çoi te Cirku Kombëtar për provë dhe ata më morën direkt. Ata panë elasticitetin, por aty i kam përmirësuar ushtrimet. Kisha dëshirë ta vazhdoja dhe të bëja atë që di të bëj më mirë.
Kam marrë pjesë në kompeticione të ndryshme ku në Kroaci kam marrë çmimin e parë te Karnavalet e Dubrovnikut. Si sport është më i vlerësuar jashtë, duke qenë se vlerësohet më shumë arti dhe kultura. Por dhe këtu ka filluar të vlerësohet se unë mësoj fëmijët për akrobaci.
E dëgjoj shpesh se kush merret me cirk mbetet i shkurtër, por e them me zë të lartë që është e kundërta, se gjatësia është gjenetikë. Po të punosh fort bëhesh fleksibël, por natyrisht çdo gjë ka një limit, por gjithmonë mund të punohet dhe në një moshë të madhe.
Në shtatzëni kam vazhduar të ushtrohem, pasi të ndihmon dhe me frymëmarrjen. Tani ndihem dhe më gati për rikthim, pasi fëmijët nuk kanë më aq shumë nevojë për mua. Më kanë ardhur oferta të ndryshme, duke qenë se kam nisur të punoj me Instagramin.
Tani kam shtysë fëmijët dhe dua të jem shembull që të mos heqësh dorë nga ëndrrat. Kam pasur goxha oferta, por dua t’i kanalizoj aty ku dua unë, se dua të jem pak ekskluzive. Jam në bashkëpunim me një studio ku mësoj fëmijët të bëjnë akrobaci.
Merrem dhe me fitnes, pasi akrobacia dhe fitnesi shkojnë së bashku. Kur kam ushtruar vajzën e madhe, ajo i përvetësoi brenda javës të gjitha ushtrimet në fleksibilitet. Edhe e vogla, por po ecën më gradualisht dhe duhet të shohim se deri ku do të shkojë.



