RAI3: Prodhimi i marijuanës në Shqipëri është 12-fishuar. Rama: Turp gazetaresk (VIDEO)

RAI3: Prodhimi i marijuanës në Shqipëri është 12-fishuar. Rama: Turp gazetaresk (VIDEO)

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri është rritur 12-fish. Shifra del nga një kronikë e televizionit italian, RAI3, për të cilën gazetarët thonë se i referohen Guardia di Financës.

Kanabisi është rritur me 1200% ose 12 herë. Ka rreth 100 mijë bimë kanabisi në parcela të vogla të fshehura në male. Një lloj i kanabisit importohet nga Vietnami, është gjenetikisht i modifikuar dhe ka një përqindje të lartë të produktivitetit. Aktualisht, bimët e gjetura vitin e kaluar ishibn më pak se 1 mijë, por tani të dhënat e raportit të ri tregojnë një realitet tjetër, për të cilin nuk flitet”, thuhet në kronikën e RAI3-shit.

Giacomo Cataldi, prokuror në Lecce thotë se “përmes këtij trafiku gjigant të marijuanës, Shqipëra është një nga prodhueset më të mëdha. Mafia shqiptare ka krijuar pasuri të mëdha”.

Kryeministri Rama reagoi në Tuiter, duke e quajtur kronikën “një turp gazetaresk”, ka kërkuar përgënjeshtrimin nga autoritetet italiane.

Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12-fishimin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe certifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!’’

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy