Dy javë pa subvencion, Mema: Ka nisur reduktimi i urbanëve. Pse nuk u futa në primaret për Kamzën (VIDEO)

Dy javë pa subvencion, Mema: Ka nisur reduktimi i urbanëve. Pse nuk u futa në primaret për Kamzën (VIDEO)

Kreu i shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Mema, deklaroi në MCN Live se dy javë pas përfundimit të subvencionit të qeverisë ndaj sektorit, ka nisur të reduktohet flota e autobusëve në qarkullim.

Mema tha se operatorët po mundohen që me borxhe të mbajnë mjetet në rrugë. Ai vuri në dukje se aktualisht të gjitha linjat nuk janë me kapacitet të plotë.

Jemi në mes nëntorit dhe absolutisht s’është marrë parasysh asnjë nga kërkesat tona apo të ketë një tentativë që të ulemi në tryezë të përbashkët. Jemi më keq nga ç’ishim përpara. Çmimi i naftës është në nivel alarmant. Duhet të ketë një ndërhyrje emergjente. Deri në këtë moment s’kemi asnjë sinjal pozitiv, si nga institucionet qendrore ashtu edhe bashkitë. Ne po nxjerrim aq mjete s’a kemi mundësi financiare. Të gjithë operatorët po nxjerrin aq mjete sa kanë fuqi financiare. Janë reduktuar. Kemi edhe mungesë stafi që dita ditës po largohen për paga më të mira. Aktualisht operatorët kanë një mungesë financiare për të nxjerrë të gjithë mjetet në rrugë. Operatorët që kanë fuqi financiare më të madhe nxjerrin një flotë më të madhe. Ne po mundohemi t’i mbajmë me shpresë së do ketë subvencion tjetër. Heqja e çdo mjeti rëndon mbi qytetarët. Gjithë operatorët po mundohen me borxhe që të mbajnë mjetet në rrugë. Të gjitha linjat në të gjitha qytetet s’janë me kapacitet të plotë. Nuk mund të veçoj linja të veçanta. Operatorët janë në pikën më kritike. Ende s’ka operatorë që kanë dorëzuar licencën. Por s’besoj se do jetë e largët dita. Nëse do vazhdoj kjo situatë natyrisht do shkojnë në kapitullim”.

Mema tha se nuk u bë pjesë e primareve të PD për bashkinë e Kamzës, pasi s’mund ta lërë sektorin e Transportit Urban në këtë moment kritik. Megjithatë Mema nuk përjashtoi që në të ardhmen të jetë pjesë e politikës, me qëllim që t’u shërbejë qytetarëve.

Ajo që ndodhi ishte një vlerësim për mua nga grupseksionet, njerëz që më njohin, më propozuan si kandidat potencial, por pas një analize dhe ngjarjeve konkrete, dolëm në konkluzionin që s’mund të lëmë sektorin, dhe menduam që i duhemi këtij sektori në këtë situatë kritike. Politikës i duhen njerëz të rinj që s’e kanë mendjen ta kthejnë pozicionin politik për përfitime personale, por t’u shërbejnë qytetarëve. Në momentin që do kemi politikanë që e shohin si punë dhe përfitim personal, gjendja do agravohet. Propozimi im i shpërndau votuesit që mund të ketë zgjidhje alternative. Në këtë moment e refuzova, por kjo s’do të thotë që në të ardhmen s’do t’u shërbej qytetarëve apo vendit tim. S’jam anëtar i PD, s’jam anëtar i asnjë partie. Por mendoj se sa më shumë njerëz të vijnë nga sektori privat, shoqëria në tërësi, aq më shumë zgjidhje do ketë për qytetarët. Në këtë moment ajo që më intereson është që transporti publik të ketë një zgjidhje përfundimtare. S’mund ta lë rrugëtimin tim përgjysmë për t’iu futur politikës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy