Thaçi pas Samitit në Sofje: Pa fqinjësi të mirë nuk ka anëtarësim, në qershor vizat

Thaçi pas Samitit në Sofje: Pa fqinjësi të mirë nuk ka anëtarësim, në qershor vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se në Samitin e Sofjes është takuar me liderët e të gjitha shteteve.

Kreu i shtetit të Kosovës, ka thënë se është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ku sipas tij, takimi është ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

“Në këtë takim është përsëritur përkushtimi që të fillojmë përgatitjet për fazën përfundimtare të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, si mënyrë që të dyja palët të arrin paqe dhe stabilitet, i cili do të kishte reflektimi për rajonin në përgjithësi”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka thënë se deklarata e Sofjes përmban pika të rëndësishme, e sipas tij, pika e dytë është më e rëndësishmja.

“Kjo pikë thotë qartë dhe riafirmon mbështetjen pa ekuivoke për perspektivën e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar Thaçi.

Ai ka thënë se mesazhi kryesor që e kanë dhënë përfaqësuesit e vendeve të fuqishme të BE-së për liderët e vendeve të Ballkanit, është sipas tij, se pa fqinjësi të mirë duhet të harrohet perspektiva evropiane.

Thaçi ka thënë se presin që në mesin e qershorit të marrin rekomandimin për vizat.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy