Irani vendos sanksione të reja kundër BE-së dhe Britanisë së Madhe

Irani vendos sanksione të reja kundër BE-së dhe Britanisë së Madhe

Irani njoftoi këtë të mërkurë sanksione të reja kundër 25 individëve dhe subjekteve nga Bashkimi Evropian dhe nëntë nga Mbretëria e Bashkuar në përgjigje të sanksioneve të vendosura të hënën.

Teherani i akuzon këta njerëz dhe entitete për  mbështetje të terrorizmit dhe grupeve terroriste, inkurajim të dhunës kundër popullit iranian ose përhapje të informacionit të rremë rreth Iranit.

Kështu shpjegoi ministria e Punët e Jashtme iraniane.

Irani kishte paralajmëruar se do të merrte masa reciproke në përgjigje të sanksioneve të reja të vendosura një ditë më parë në Bruksel dhe Londër, më shumë se katër muaj pas fillimit të mosmarrëveshjes së shkaktuar nga vdekja e Mahsa Amini-t.

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë shtuar 37 individë ose subjekte iraniane në listën e tyre të sanksioneve për shkelje të të drejtave të njeriut. Britanikët shtuan pesë persona dhe dy subjekte në listën e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy