Zgjedhjet, Kikia: PD asnjë përpjekje për bashkim. Një opozitë e copëtuar, garanci për fitoren e PS-së (VIDEO)

Zgjedhjet, Kikia: PD asnjë përpjekje për bashkim. Një opozitë e copëtuar, garanci për fitoren e PS-së (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit ku u shpreh se veprimi i Celibashit erdhi si tentativë për të shmangur përgjegjësinë e Komisionit.

Ai tha se ishte Apeli ai që e hodhi pataten e nxehtë në Shkallën e Parë dhe në KQZ. Sipas tij, Berisha nuk firmosë dot dokumentet për kandidatët, ndërsa referuar Bashës a tha se dorëheqja e tij ishte vetëm përmes medias dhe jo me dokumente.

Historia këtu duket sikur përfundon njëlloj me nota komike dhe ka vend ajo shprehja kush i bën gropën shokut bie vetë brenda. Nëse do e akuzojnë Celibashin të dyja palët nuk shoh arsye sepse PD që drejton Berisha akuzon sepse nuk regjistroi atë dhe është duke bërë lojën e Ramës, ndërsa pjesa tjetër është palë dhe sërish është duke bërë lojë, por mendoj se Celibashi tenton të shmangë tensionin e KQZ nga kjo patate e nxehtë, ndaj dhe para 3 marsit deklaroi se do regjistroi partinë që do vendos apeli. Gjykata e apelit nuk pati kurajën të marri një vendim dhe e hodhën në shkallën e parë, por automatikisht e hodhën dhe te KQZ. Rrufetë nuk mund të godasin KQZ. Kryetar i PD është Berisha, por do i referohem dokumenteve dhe aty kryetar është Basha. Berisha vetë nuk firmosë dot dokumente për kandidatët. Ndërsa Basha dorëheqjen e ka dhënë në televizion, por nuk funksionon shteti me televizor. Vendimet e gjykatave nuk lexohen në televizor, por zbardhen dhe hidhen në regjistër. Basha e dha dorëheqjen në media, dhe Alibeaj nuk ka të drejtë firme.

Në vijim ai theksoi se Basha ka dhënë dorëheqjen para kryesisë dhe në momentin që dha dorëheqjen ka qenë një ish- kryetar dhe nuk mund të autorizojë askënd që të drejtojë partinë.

Basha e dha autorizimin për drejtimin e PD si ish kryet6ar i saj. Dhe sikur të jetë normale ky autorizim ka një afat skadence. Sa kohë mund të funksionojë, për sa kohë duhet të bëhen zgjedhjet etj etj. Çështja e mos regjistrimit e dy pjesëve të PD nxjerr në pah faktin se ku është katandisur kjo parti. Nëse dua të bëj opozitarin them se kur ka ndërmend të bëjë zgjedhjet kjo parti për të zëvendësuar Bashën. A ka forume, a ka një datë se kur do bëhen këto zgjedhje?

Më tej Kikia tha se palët nuk kanë bërë asnjëherë një përpjekje serioze për tu bashkuar, ndërsa shtoi se Basha dhe Alibeaj kanë në dorë vulën, ndërsa Berisha shumicën. Ai theksoi se copëtimi i opozitës është shqetësuese për demokracinë e vendit.

Deri tani të dyja palët kanë kërkuar bashkëpunim por sipas mënyrës së vetë. Dhe pse s’ka gjëra thelbësore që i ndajnë ka një gjë shumë të rëndësishme që si lë të bashkohen, është përjashtimi që grupi juaj i bëjnë faktit se Berisha komandon pjesën më të madhe të PD, dhe nga pjesa tjetër është fakti që Basha dhe Alibeaj ka vulën dhe nuk lejon të përdoret nga pjesa tjetër. Dhe për këtë arsye asnjëherë deri tani s’ka pasur asnjë përpjekje serioze për tu bashkuar, nuk është prodhuar asgjë. Fundi është dy kandidatë PD-je, fitore e sigurtë për PS.

Kikia tha se ajo që i intereson atij si gazetar apo qytetar është që në zgjedhje të ketë opozitë dhe mbetet i shqetësuar të jetoj në një vend që s’ka opozitë.

Një opozitë e ndarë në 4 copa nuk është opozitë, por një garanci absolute e fitores së atij që ka pushtetin. Nëse qytetarët duan të vendosin përjashtimin e PS nga pushteti duhet ta bëjnë. Në zgjedhjet vendore ajo që po diskutonim dhe më herët është fakti që të dyja palët kanë përjashtuar njëra tjetrën duke mos e konsideruar si opsion. Këtu do jetë një katrahurë vota e opozitës me dy kandidatë, nja 200 kandidatë për këshillat bashkiakë, nga partitë e vogla dhe nuk është çudi që vota për opozitën të jetë kaos dhe fitorja për pushtetin të jetë i thellë dhe do kemi një opozitë që do rrëmbejnë hujt për të sulmuar dhe akuzuar njëra-tjetrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy