Meksikë, gjenden trupat e 7 personave të vrarë

Meksikë, gjenden trupat e 7 personave të vrarë

Trupat e të paktën shtatë personave janë gjetur në zona të ndryshme të qytetit portual meksikan, Acapulco, të vrarë të goditur nga dora e krimit të organizuar.

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet lokale. Tre trupa u zbuluan mbrëmjen e së shtunës në bagazhin e një taksie dhe katër të tjerët të dielën në lagje të ndryshme të Acapulco, ndërsa disa mjete shpërthyese u hodhën në një stacion policie në qytet.

Drupal Ad

Vendi i famshëm bregdetar në bregun e Paqësorit ndodhet në shtetin meksikan të Guerrero, një nga më të prekurit nga aktivitetet kriminale të karteleve të drogës.

Në fillim të majit, kreu i policisë rrugore në Acapulco u qëllua për vdekje.

Ndërkohë në vitin 2023, në zonë u regjistruan rreth 1890 vrasje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy