
Moti gjatë ditës së sotme parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët në orët e mesditës në jug të vendit, ndërsa më pas do të shtrihen në të gjithë territorin.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 20 °C
në vendet e ulëta: 12 / 24 °C
në vendet malore: 8 / 19 °C



