Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Rajonin Verior.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, ndërkohë që qarkullimi kryhet pa probleme.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
ARRSH apelon që të tregohet kujdes i shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, mjetet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur të udhëtohet për në zonat malore, të ulet shpejtësia, si dhe të respektohet sinjalistika dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.



