“Ministria e Turizmit është kthyer në zyrë PR”, Klosi i përgjigjet Rakipit

“Ministria e Turizmit është kthyer në zyrë PR”, Klosi i përgjigjet Rakipit

“Kjo ministri duket si zyrë PR, cilat janë kompetencat tuaja. Ne nuk kemi institucion të vërtetë të turizmit?” Kjo ishte pyetja e parë me të cilën gazetari Ylli Rakipi çeli emisionin e mbrëmjes së sotme ku i ftuar ishte ministri i Turizmit, Blendi Klosi.  

Përsa i përket polikave të turizmit, ministri tha se kanë qenë gjithmonë të dorës së dytë dhe theksoi se nuk është vetëm kjo ministri që flet për turizmin, ka institucione dhe ministri që luajnë rolet e tyre në këtë drejtim.

“Biznesi si biznes ëshë 100% nga privati ndërsa për sa i përket turizmit si zonë buxhetore është vështirë të gjesh një zë të vetëm. Është kompetencë e rregullimit të territorit apo mënyrës se si funksionon territori. Përsa i përket polikave të turizmit, gjithmonë ka qenë e dorës së dytë. Në këto katër vite është krijuar  si ministri dhe si institucion që nuk ka ndoshta kompetenca si në institucione të tjera që ne i njohim. Për të akorduar politikat e turizmit në Shqipëri është një institucion i cili ka luajtur rolin e tij në këto katër vite. Përsa i përket pyetjes tuaj dua të them se varet ku e vë theksin qeverisja. Janë bërë shumë vepra në shërbim të turizmit. Nuk është vetëm kjo ministri që flet për turizmin, ka institucione dhe ministri që luajnë rolet e tyre”, tha Klosi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy