
Sulejman Starova, specialist futbolli, komentoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, humbjen e Partizanit ndaj Vllaznisë.
Starova tha se të kuqtë ishin inekzistentë në pjesën e parë, por e kishin mundësinë të fitonte ndeshjen. Më tej ai shtoi, se Partizani kryeson, por Tirana është në avantazh nga ana morale.
Partizani humbi sepse në pjesën e parë ishte inekzistent. Vllaznia kishte raste të pastra për gol, kishte zotërimin e topit dhe gjithçka tjetër. Partizani kaloi në avantazh, kishin rastin për 2-0. Vllaznia më pas shënon dy gola dhe përmbys rezultatin. Partizani nuk diti të mbrojë rezultatin. Partizani humbi avantazhin e derbit me Tiranën.
Me këtë ndeshje, Partizani kryeson, por Tirana është në avantazh me moral. Rikuperoi 3 pikë Tirana, bardheblutë duken ndryshe nga derbi. Për Partizanin rezultoi fatale mungesa e Matondos. Partizani nuk është skuadra që vret kampionatin, siç tha edhe trajneri. Një skuadër inekzistente në pjesën e parë, i kishte mundësitë të fitonte.



