
Shefja e Politikave të Jashtme në BE, Frederica Mogherini, priti sot në një takim kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet i pranishëm në Samitin e Brukselit.
Në një deklaratë para mediave në përfundim të takimit dypalësh, Mogherini theksoi se Shqipëria ka bërë progres në reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit e korrupsionit.
“Është kënaqësi që të mirëpres sërish kryeministrin Rama në një moment të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimi Europian. Shqipëria nën drejtimin e tij ka bërë një punë shumë të madhe veçanërisht sa i përket reformës në drejtësi, ne luftën kundër drogës dhe korrupsionit. Një punë që e mbështetshim dhe që nevojitet të vazhdojë dhe kjo është një punë që mund t’i hapë rrugën hapave të mëtejshëm drejt integrimit në BE. Jam e lumtur ta diskutoj sërish këtë me kryeministrin Rama, në mënyrë që këto hapa të behën një opsion i vërtetë në fillim të vitit tjetër”, tha Mogherini.



