SHBA, kafshët shtëpiake mund t’i “kthesh” në jetë për 50 mijë dollarë

SHBA, kafshët shtëpiake mund t’i “kthesh” në jetë për 50 mijë dollarë

Mace dhe qen të klonuar? Tani është e mundur. Një kompani në Kaliforni, ViaGen, u ofron njerëzve që nuk janë të gatshëm të ndahen nga kafshët shtëpiake mundësinë e klonimit të tyre, për sa kohë që ata paguajnë 50 000 dollarë.\ "Ata kanë të njëjtin personalitet, të njëjtat shije, ata luajnë në të njëjtën mënyrë," shpjegoi Alicia Tschirhart, e cila ka vendosur me burrin e saj Davidin të klonojë labradorin e tyre, Marley.

Çifti nga San Diego shpjegoi se qeni i shpëtoi jetën në vitin 2014, kur ai arriti të mbajë larg një gjarpër gjatë një ekskursioni, dhe tha se zgjedhja ia vlente çdo qindarkë.

Mediat amerikane shkruajnë se kafshët e klonuara - qen, mace, por edhe kuaj - kanë të njëjtin identitet gjenetik dhe të njëjtat atribute si dhuruesit e tyre.

Sipas një zëdhënësi të ViaGen, lista e pritjes është një vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy