Shefja e kuzhinës rrëfen luftën me kancerin: Se mendoja kurrë se do përballesha më një situatë të tillë!

Shefja e kuzhinës rrëfen luftën me kancerin: Se mendoja kurrë se do përballesha më një situatë të tillë!

Lufta me kancerin është luftë me veten.

Ky është konkluzioni që shefja e kuzhinës, Brunilda Meshau dha për sëmundjen të cilën e kaloj.

Për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfeu se si e mori lajmin dhe faktin se forcën e gjeti te vetja.

Kur e mora vesh lajmin, normalisht jam befasuar dhe jam shokuar. Nuk e kam ditur që jam kaq e fortë, jam befasuar me veten.

Më 7 dhjetor kam kryer ndërhyrjet ne të dy gjinjtë, i kam  hequr 1/5 e gjinjve. 

Edhe pse gjatë tërë vitin kam qenë e rregullt me kontrollet sepse fillimisht nisen si gjëndra pastaj u agravuan dhe e kam kuptuar përmes një rezonancë të përgjithshme të trupit. Mjeku më pas më sugjeroi ti hiqja të dy gjinjtë dhe nuk e besoja njëherë që po me ndodhte vërtetë. Jam ulur jashtë në oborrin e spitalit dhe kam qarë  papushim. Një grua më pa dhe më tha mblidhe veten pse je vetëm, ku i ke njerëzit, për çfarë na duhet familja.

Kam marrë forcën te vetja. Zoti të jepka forcën, dhe kam vendosur për operacionin. Normalisht operacioni kaloi mirë dhe kam qarë kur jam zgjuar. Të gjithë më jepnin forcë.

Brunilda, thotë se teksa kanë kaluar vetëm dy muaj nga operacion, sot ajo jep mesazhin për forcë te të gjithë që po luftojnë me sëmundjen e kancerit.

Sipas saj, forca duhet gjetur te vetja.

Vetëm njerëz të tillë që e kane përjetuar emocione te tilla duhet dalur dhe ta transmetojnë edhe te personat e tjerë sepse është  e nevojshëm të marrin forcë dhe guxim nga ta.

Kam dëgjuar intervista të ndryshme, dhe kam thënë sa te fortë janë. Tek halla ime më ka shkuar mendja e para, sepse edhe ajo është operuar para 27 vitesh, por që ka jetuar mirë , kështu që thoja ku e gjejnë forcën.

Njeriu mbledhka forcën dhe të jep Zoti forcë. Sinqerisht tani them se nuk kam asgjë, dhe them se e rëndësishme është që ka gjetur disa mënyra për ta ndryshuar jetesën, sepse tani kam heq disa gjëra që më ngarkonin jetën time.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy