Haiti, protestat kundër rritjes së çmimit të karburantit (VIDEO)

Haiti, protestat kundër rritjes së çmimit të karburantit (VIDEO)

Kryeministri i Haitit, Jack Guy Lafontant, është dorëhequr nga qeveria të shtunën, për shkak të protestave që kanë mbërthyer vendin kundër rritjes së çmimeve të karburantit. Duke folur në shtëpinë e ulët të Kongresit, Lafontant tha se Presidenti, Jovenel Moise, kishte pranuar dorëheqjen e tij.

Më herët gjatë këtij muaji, qeveria haitiane njoftoi një reduktim të subvencioneve të karburantit, si pjesë e një marrëveshjeje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që rezultoi në një rritje prej 38% të çmimeve të benzinës dhe 47% rritje të naftës. Kjo marrëveshje pati dhe impakt në vend.

Rritja e çmimeve të karburantit shkaktoi protesta në të gjithë kryeqytetin Port-au-Prince, duke nxitur edhe plaçkitjen e dyqaneve dhe djegien e shumë makinave. Protestat ndikuan edhe te transporti ajror, ku kompanitë u detyruan të anulonin fluturimet, ndërsa ambasadat u mbyllën. Si masë paraprake, qeveria pezulloi reformat përkohësisht për të qetësuar demonstruesit, por ato nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar protestat.

Lafontant, një mjek i sapoardhur në politikë, kishte plane për të rritur prodhimin bujqësor, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të zgjeruar aksesin në ujë gjatë mandatit të tij, plane të cilat u lanë në mes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy