Në shkollë me moshatarët e nipërve dhe mbesave, gjyshi nepalez realizon ëndrrën në moshën 69-vjeçare (VIDEO)

Në shkollë me moshatarët e nipërve dhe mbesave, gjyshi nepalez realizon ëndrrën në moshën 69-vjeçare (VIDEO)

Ai është 69 vjeç dhe vetëm në këtë moshë i është dhënë mundësia për të ndjekur ëndrrën e tij: shkollimin. Durge Kami jeton në Nepal dhe ndjek klasën e dhjetë. Edhe pse në një moshë kur do të duhej të ishte duke u kënaqur me nipërit dhe mbesat, ai ndjek mësimet në të njëjtën klasë me bashkëmoshatarët e tyre.

“Ai nuk do t’ia dijë nëse ka ushqim në shtëpi, bëhet gati dhe ikën në shkollë. Ecën 10 milje në këmbë për të mbërritur atje”, thotë nusja e djalit të tij.

“Kur isha i vogël, mamaja ime ishte shumë e varfër. Shkolla ishte larg. Unë nuk pata kurrë shansin të ndjek shkollën”, rrëfen ai.

Kami vjen nga shtresa e varfër e shoqërisë nepaleze dhe shumë prej bashkëfshatarëve të tij e tallin për pasionin për shkollën, sidomos në këtë moshë.

Shokët e klasës thonë se nga ai mësojnë shumë gjëra, ndërsa mësuesit thonë se është nxënës shumë i mirë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy